

Trajneri Edi Reja ndoshta duhet të fillojë të hedhë sytë më shpesh nga Spanja, ku përveç Rei Manajt e Keidi Bares, po tregon vlerat e tij një tjetër futbollist shqiptar. Ivan Balliu është një nga pikat më të forta të Almerias që synon ngjitjen në La Liga, ashtu si një vit më parë ku u ndal vetëm në play-off. Mbrojtësi kuqezi, i lënë në harrerë nga trajneri Reja, po shkëlqen me lojën e tij në një skuadër e cila është projektuar për elitën.
Prova më e mirë ishte në Kupën e Mbretit, ku eliminoi një skuadër të La Liga, Deportivo Alavesh, duke treguar se është gati për hapin cilësor. Fitorja 5-0 nuk la vend për diskutime. “A e shoh veten në Primera? Unë mendoj se po. Në fazën përgatitore, u ndeshëm me Kadiz dhe Betis, duke bërë ndeshje të mira pa e mbajtur ekipin të mbyllur në mbrojtje. Nëse do të ishim në La Liga, do të ishim në mesin e tabelës së klasifikimit”, tha Balliu në një intervistë për mediat spanjolle.
Kontrata e Balliut përfundon këtë sezon, me një opsion nga palët për ta zgjatur edhe edicionin e ardhshëm, gjë që duket se do të ndodhë, pasi Balliu ndjehet mjaft mirë në këtë klub. “Ndjehem mirë në klub, në qytet, dhe kjo dallohet çdo ditë”, theksoi mbrojtësi i djathtë i cili në verën e vitit 2019 u bë blerja e parë e pronarëve të rinj të klubit spanjoll. /vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment