Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Humbja me Interin inatos Anjelin, planifikon revolucion te Juvja me në krye Igli Taren

Disfata ndaj Interit është përjetuar si një dramë te Juventusi dhe jo vetëm nga tifozët bardhezinj të cilët kanë parë pas shumë vitesh skuadrën e tyre të jetë dukshëm inferiore ndaj rivalëve historikë. Një kthim me këmbë në tokë që mund të ketë pasoja, jo vetëm në luftën për titullin kampion, por edhe në strukturat e klubit, me një afrim të bujshëm të Igli Tares në drejtimin e skuadrës.

Sipas mediave italiane, Andrea Anjeli e ka cilësuar të papranueshme një humbje të tillë, edhe për faktin se diferenca mes dy skuadrave dukej shumë e madhe në fushën e lojës dhe kjo sillte një dëm të ndjeshëm për imazhin e rrjedhimisht edhe financat. Ndaj ai po planifikon që në fund të këtij edicioni, nëse nuk fitohet asnjë trofe, të bëjë spastrime në strukturat e klubit dhe në përbërjen e lojtarëve.

Fabio Paratiçi dhe Pavel Nedved duket se nuk kanë sjellë rezultatet që priteshin, duke qenë pëtgjegjësit kryesorë për larigmin e Masimiliano Alegrit dhe ndryshimet që erdhën si pasojë e atij vendimi. Anjeli është gati t’i largojë dhe të caktojë administrator e përgjegjës për merkaton persona të cilët kanë treguar vlerat e tyre në Serinë A. Sipas mediave italiane, në krye të listës qëndron emri i Igli Tares, aktualisht drejtor sportiv te Lacio. Ashtu siç bëri Milani vitin e kaluar duke ndjekur drejtuesin shqiptar, edhe Anjeli admiron punën e tij dhe e ka në majën e listës së atyre të cilëve është i gatshëm t’u besojë një cikël të ri në klub.

Tani mbetet të shihet se si do të veprojë Tare, i cili refuzoi Milanin pasi mendonte se nuk po bënte hapin cilësor në krahasim me Lacion. Por Juventusi është një pjacë tjetër dhe mund të tundojë drejtuesin shqiptar, edhe pse ky i fundit është pranë firmës për rinovimin e marrëveshjes që ka me klubin kryeqytetas. /vipsport.al/