Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hoxhaj tregon akordin me Xhaferin për merkaton: Doja derbin barazim, por 9 pikë nuk janë pak

Ardit Hoxhaj është padyshim protagonisti i fillimit të këtij sezoni. Sulmuesi po i jep Vllaznisë me golat e tij pikë të rënda që e kanë shtyrë edhe më shumë në luftën e titullit. Futbollisti kishte oferta për t’u larguar nga shkodranët, por ka vendosur të mbyllë në vendin tonë këtë sezon, siç e tregoi në “Rubrika Sportive”.

“Po shihja derbin dhe po shpresoja për një barazim se do të shtonte distancën me të dy ekipet. Është e vërtetë, 9 pikë është diferencë jo shumë e vogël në kampionat se duhen shumë ndeshje që të gabojmë, duhet të gabojmë një fazë që rikuperohet.

Dihet që ishte një ndeshje shumë e vështirë, dihet që Bylisi është agresiv e bën një lojë fizike, Fusha nuk është në gjendje shumë të mirë dhe na penalizonte, dihet që ne luajmë një lojë me kombinime, ishte në disfavor. Ndaj jemi përgatitur për t’iu përgjigjur me të njëjtën mënyrë duke fituar duele, duke luftuar. Besoj se ia dolëm ndoshta edhe me fat, por ishte ndeshje e vështirë, mendoj se në Ballsh askush nuk do ta ketë të lehtë për vetë pozitën që është Bylisi. Nuk e shmanga dot festimin se ishte gol tre pikësh, nuk e shmangja dot edhe pse kam luajtur aty. Më shumë jam lodhur te vrapimi duke festuar se gjatë të gjithë ndeshjes.

Trajneri ynë ka një besim nuk e di, ndoshta gjermanët e kanë. Na e ka thënë sa mbaroi pjesa e parë se nëse vazhdoni kështu, ndeshjen mund ta fitojëm edhe në minutën e 90. Këtë, përveç anës taktike që na ka orientuar se në pjesën e dytë ndërruam dy herë skemën.

Për pjesën e golave nuk e kisha menduar asnjëherë që do të kisha këtë ecuri, kur mu pyetën në një intervistë sa premtoj, thashë që dëshira ishte 8-10 se është shifër e mirë për një lojtar krahu.

Njerëzit në Shkdoër janë optimist. Objektivi ynë nuk ka qenë titulli, por lojërat janë ato që e kanë kthyer. Tifozët na ndjekin jo vetëm për rezultatet, por edhe për lojërat, se ata kërkojnë lojë të bukur. Është krijuar një atmosferë shumë e bukur në qytet, nuk e kisha përjetuar asnjëherë.

Kisha ofertë zyrtare nga Turqia, por kam menduar ta mbyll këtu këtë vit. Po kaloj moment pozitiv, shpresoj të vazhdoj e pastaj nëse më vjen një ofertë të largohem. Kam rinovuar kontratën, por kam marrë garancinë nga sponsori Xhaferi që çfarëdo oferte të vijë, nuk do të më pengojë në fund të seoznit”, tha Hoxhaj. /vipsport.al/