

Mentor Mazrekaj është duke bërë liderin në radhët e skuadrës së Laçit dhe pas ndeshjes, autori i golit të fitores ndaj bardhebluve, në emisionin “gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar: “Po më vjen shumë mirë që kam këtë ecuri. Ishalla do Zoti ecim kështu. Është e vërtetë që jam më mirë te Laçi se te Partizani pak vite më parë. Duro më ka dhënë një energji. Ato gabime në të kaluarën nuk i bëj më. E ndiej veten më mirë tani se atë kohë. Jam më i qetë sot. Mendoj se skuadra ka ecur mirë, përveç disa difekteve të vogla. I dominojmë rivalët, por mbase ekipi kishte nevojë për futbollistë që ta merrnin përdore.”
“Kam luajtur me Visarin një vit te Prishtina. Për momentin, është portiere më I mirë në Shqipëri.”
“Nuk jam sulmues tipik. Mundohem të jem urë lidhëse mes mesfushës dhe sulmuesve. Aty pas sulmuesve më preferon Duro.”
“S’jam shumë tip që emocionohem nga ndeshjet. I marr të gjithë njësoj”, – përfundoi prononcimin e tij, futbollisti i Laçit, Mentor Mazrekaj.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
FOTO/ Tri javë në heshtje për shtyp, vëmendje te infrastruktura. Ja ç’po ndodh me aneksin në Durrës
Teuta është larg pritshmërive, pasi durrsakët.
Leave a Comment