

Erald Çinari, sulmuesi shkodran nuk luante prej 6 muajsh i pezulluar dhe sot i kanë mjaftuar 5 minuta për t’i dhuruar Partizanit triumfin në derbin ndaj Tiranës. 24-vjeçari foli pas takimit për emisionin “Gol pas Goli” në “Supersport” pas suksesit në derbi. “Asnjëherë nuk duhet të dorëzohemi. Kisha minuta të pakta në këmbë. Nuk jam në maksimumin tim, pasi kam 6 muaj pa luajtur”.
“Nuk e kisha menduar kështu. Ëndrrat ndonjëherë bëhen realitet dhe u bë realitet për mua. Zëvendësimi erdhi në momentin e duhur dhe nuk mund të vinte më bukur se kaq. Asani e di shumë mirë, që unë mund të futem dhe të ndryshoj ndeshjen”.
“Titulli? Vllaznia është me meritë aty, ka lojtarë me kualitete. Kanë bërë një kampionat shumë të mirë, por të mos harrojmë edhe Partizanin. Partizani beson te titulli sepse ka lojtarë kampionë dhe me kualitete. 9 pikë janë, ndërkohë që do të zhvillohen edhe 22 ndeshje.
“Mesazhe nga Shkodra? Sa herë kam shënuar, kam marrë mesazhe të shumta nga shkodranët. Unë jam futbollist profesionist dhe mendoj vetëm për ngjyrën e kuqe të Partizanit”.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment