Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi: Skuadra tregoi karakter, edhe një sulmues do të na bënte punë. Kam stil tjetër nga Gega

Kukësi fitoi jo pa vështirësi ndaj Bysit, e këtë e theksoi edhe trajneri Rrahman Hallaçi në fjalën e tij për Supersport pas ndeshjes. Tekniku i verilindorëve u shpreh se skuadra tregoi karakter, ndërsa nuk fshehu dëshirën që të ketë edhe një tjetër sulmues në organikë.

“Kemi vuajtur pak, menduam ta nisnim me presion të lartë. Hasëm vështirësi, pësuam gol e gjërat u vështirësuan. Më pas skuadra tregoi karakter. Menduam të bënim diçka ndryshe nga ndeshja me Apoloninë, ekipi ka vrapuar, ndoshta kanë pasur lodhje se janë të njëjtët që luajnë, e është normale, ekipi ka bërë gjëra të mira por mundohemi të përmirësojmë. Po mundohemi të afrojmë lojtarë cilësorë, se na duhen për vazhdimësinë. Po i bëjmë mirë gjërat, por ende kemi dhimbjet për rezultatet jo të mira qe kemi marrë, gjatë rrugës do i harrojmë. Kishim edhe mungesa, edhe pse aktivizuam lojtarë si Lulaj, e kishte të pamundur të luante nga fillimi.

Eze e ibrahimi janë pikë referimi, se kanë CV e kualitet, por edhe pjesa tjetër jep kontributin, sot jam i kënaqur për Taipin që ishte i pari para mbrojtes. Dua ti bëj një kompliment Demirit i cili ka luajtur në krahë, sot ka luajtur në qendër të mbrojtjes.
E kam thënë që këto momente të vështira duhet ti qëndrosh ekipit afër, kemi bërë biseda e takime dhe me drejtuesit. Jemi duke rregulluar gjërat, por duhet ende shumë punë.

Në fillim mora skuadrën e më ra barrë e madhe,regulluam disa gjëra e mendoj i rregulluam, pastaj më ra një barrë edhe më e rëndë, por fola me drejtuesit dhe thashë jam gati për të marrë skuadrën. Skuadra ishte, ka lojtarë cilësore, ka futbollsitë me cilësi,po punojmë, lojtarët po kuptojnë gjërat. Me respektin ndaj Gegës, ai ka pasur stil tjetër e unë kam tjetër. Lojtarët po mundohen ta kuptojnë, mendoj se po më kuptojnë dhe jemi ku duhet.
Kemi afruar një mbrojtës të djathtë, i duhen seanca stërvutire se nuk është ku duhet; Wshtë edhe një qendërmbrojtës që ka vlera. Wshtë i mirë në zonë, di të përshtatet me skemat që mendojmë, por duhet të rregullojë disa gjëra se nuk ka dokumentacionin në rregull për momentin; Po kërkojmë edhe një mesfushor qendre e një sulmues do të na bënte punë”, u shpreh Hallaçi. /VipSport.al/