Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi: Situatë e tmerrshme, harrojeni fjalën titull te Kukësi

Trajneri i Kukësit, Rraman Hallaci ka qenë mjaft i zhgënjyer pas humbjes me Vllaznisë. Sipas Hallacit, që foli në emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, trajneri i Kukësit e ka nisur kështu prononcimin e tij… “Situata është e tmerrshme të them të drejtën, jashtëzakonisht e vështirë. Përgatitim ndeshjen duke thënë të bëjëmëkujdes e të mos humbim, kishim dëshirë të fitonim, por u thash hapur që nuk duhet të humbin. Situata është e vështirë se nuk marrim dot as barazimin, është situatë jashtëzakonisht  e vështirë e këtyre momenteve, është krizë totale”.

“Fjala titull kampion në këto momente nuk duhet që të përmendet më, nuk ka lidhje në këto momente, ka lidhje vetëm si do të dalim nga kjo situatë. Skuadra ka lojtarë cilësorë, por nuk po japim atë që duhet, po vuajmë kur ka topin kundështari, u kam thënë të kthehen të gjithë. Kjo vuajtje po shkon gjatë, më vjen keq se sot i thashë skuadrës të mos humbasim. Në fillim tentuam të marrim fitoren, por nuk kemi mundësi, kaq ishte mundësia. Se çfarë do të bëhet mbrapa, do të flasim me drejtuesit e të shohim.”

“Ngërçi prikologjk është i pranishëm, por vazhdoj ta them që nuk ka justifikime, loijtarët, unë , stafi, duhet të japim maksimumin se nuk ka kohë të flasim. Dakord kemi pasur moralin e rënduar, por në fushë duhet që lojtarët me eksperiencë sidomos duhet të marrin më shumë përsipër, se në këtë situatë nuk ka qenë asnjëherë skuadra e Kuëksit.”

“Skuadra e Vllaznisë është cinike dhe është në vend të parë luajnë më lirshëm, edhe të humbin nuk u ndodh asgjë se janë në krye. Ngërçi psikologjik i ka penguar lojtarët, por është e pafalshme që të mos marrim një pikë. Është e vështirë sot, por është ndërlikuar sot, një skuadër cilësore që në fushë nuk i shfaq ato gjëra, të mos jemi në gjendje të marrim një pikë jemi për t’u kritikuar nga i pari te i fundit”.

“Nuk mund të themi se se është Vllaznia, se edhe Apolonia nuk është e lehtë si ekipe. Problemi është te vetja jonë, si të jemi të bashkuar që ta kalojmë këtë situatë. Por, vjen një moment që edhe analizat nuk vlejnë më. I thash skuadrës në fushë duhet ego e karakter.  Në pjesën e parë u munduam të qëndrojmë afër, të ngjeshur, e të mbyllur deri në një farë momenti shkuam mirë, por ai gabim teknik na penalizoi shumë, në mesin e fushës nuk kemi bërë mirë, vraponin më lirshëm se ne, aty ishte më dobët nga herët e tjera”, – tha Rraman Hallaçi i revoltuar pas ndeshjes së humbur me Vllazninë.

/Vipsport.al/