Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi rikthehet të bëjë ndihmësin, Kukësi akord me Josën

Klubi i Kukësit duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me trajnerin Mirel Josa për të qenë ai në krye të verilindorëve për pjesën e mbetur të sezonit. Sipas Supersport, Josa ka një marrëveshje me klubin për 1 vit e gjysmë, ndërsa ky do të ishte një rikthim në Superiore për trajnerin i cili më parë ishte në drejtim të Prishtinës.

Ardhja në krye e trajnerit 57-vjeçar do të rikthente sërish në rolin e ndihmësit, trajnerin aktual Rrahman Hallaçi, me të cilin ekipi gjithsesi ka bërë mirë dhe në dy ndeshjet e fundit ishte rikthyer te suksesi.

Megjithatë, eksperienca e Josës në futbollin shqiptar është një element thelbësor dhe që mund të ndryshoj për mirë sezonin e Kukësit që aktualisht është në vendin e pestë me 23 pikë, 13 pikë larg kryesuesve të Vllaznisë. /VipSport.al/