Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi: Presionin ja lëmë Vllaznisë, ju tregoj merkaton e Kukësit

Trajneri Rrahman Hallaci, i cili në një prononcim për mediat kërkoi nga skuadra rikthimin te rezultatet pozitive. Hallaçi flet edhe për merkaton dhe ka besim se skuadra e tij do të bëj kthesën edhe pse do të ketë përballë një ekip që ka kryesuar.  “Çdo ndeshje ka vështirësitë e veta sepse duhet shumë sforco dhe të hyjmë me ego. Ndaj Vllaznisë është ndeshje shumë e vlerësuar nga ana jonë sepse vijmë nga disa rezultate jo të mira. Vllaznia ka bërë mirë dhe ka entuziazëm, por edhe ne po punojmë për të rritur sa më shumë moralin e skuadrës. Kemi bërë mirë, duhet pak kujdes sepse përballë kemi një skuadër me kualitet, por i kemi mundësitë për të dalë nga kjo situatë. E di mirë se çfarë loje do të jetë nesër, do jetë ndeshje e luftuar, por të mos harrojmë se edhe ne kemi një organikë të mirë, pavarësisht se nuk kemi marrë rezultatet e duhura, por ky është futbolli dhe të ecim përpara.”

Mungesa e golave

Pesë ndeshje dhe asnjë gol, Hallaci analizon këtë ecuri dhe shton se: “Kemi vuajtur në sulm, por edhe në mesfushë edhe mbrotje, por të gjithë bashkë do ia arrijmë të dalim nga kjo situatë. Nuk është shkëputur ndokush dhe të themi se ka mbaruar gara. Skuadra është ndërtuar për trofe, por nuk jemi dorëzuar. Një fitore nesër ndaj Vllaznisë e bën çdo gjë të hapur.”

Presioni

“Të jemi të qetë, i kemi thënë skuadrës se nuk duhet të jenë në presion dhe s’duhet të merren me rezultatin, Me këtë merrem unë dhe përgjegjësitë bien mbi mua. Me qetësi e kalojmë këtë ndeshje, kam plotësisht besim te skuadra. Do të afrohen 3-4 lojtarë cilësore. Kukësi nuk ka dalë nga objektivat dhe këtë e them me bindje. Është skuadër e re, kanë ardhur shumë blerje, por nuk është justifikim.”

Synimi

“Nuk mund të dalim më në një ndeshje pa pikë dhe duhet shumë kujdes sepse Vllazninë me meritë është në vendin e parë. Të bëjmë gjërat në fushë sa më mirë dhe të shohim ndeshjen e fundit. Vllaznia po bën maksimumin, po jep më të mirën. Por marr shembull Kukësin. Në momentin që bie në krizë e shikon sesa vlerë ka. Dua ta shoh edhe Vllazninë në një minikrizë dhe të shoh se në ç’gjendje do të jetë”, – deklaroi Hallaçi në konferencën e sotme.

E.S./Vipsport.al/