Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi: Nuk e mendoj barazimin me Apoloninë. Në momente krize nuk të mbajnë nervat, por kemi disiplinë

Kukësi, në krizë rezultatesh pas katër humbjeve radhazi, nesër luan në transfertë ndaj Apolonisë. Verilindorët do të kërkojnë me patjetër të marrim tre pikët, ndërsa para mediave, trajneri Rrahman Hallaçi, theksoi se nuk e mendon barazimin ndaj Apolonisë. Ndër të tjera, tekniku u shpreh se në momente krize është e vështirë të mbash nervat, por është i lumtur që te skuadra e tij ka disiplinë.

Vështirësia për të menaxhuar një situatë të tillë? “Kuptohet kemi vuajtur pak në këtë aspekt, por në futboll çdo gjë ndodh. Jam shumë i kënaqur me drejtuesit se më kanë dhënë një mundësi shumë të mirë, edhe për mbështetjen. Kam mbështetjen e drejtuesve, është pak e vështirë, por jo e pamundur. Unë kam gjithë jetën që jam në fushat e futbollit dhe kam mësuar të kem presion mbi supe. Kuptohet që tani jam në rolin e trajnerit, po mundohem të përshtatem sa më shpejtë sepse jam trajner dhe nuk jam futbollist. Lojtarët mirëkuptojnë dhe e kanë kuptuar situatën, bashkë me stafin e dimë se çfarë gjendje është ekipi për momentin. Por, në futboll ka momente të tilla, duhet të jemi të qetë. Jam i kënaqur nga skuadra si po stërviten, jemi pozitivë në çdo aspekt dhe më bëhet qejfi që ka disiplinë në skuadër se në momente krize nuk të mbajnë nervat. Lojtarët me eksperiencë po e bëjnë shumë mirë këtë me lojtarët e rinj. Mendoj që kemi mundësi për ta kthyer në anën pozitive dhe në këtë ndeshje të marrim maksimumin, sepse nuk kemi çfarë të presim më”.

Sa e rrezikshme është Apolonia? “Edhe sikur Apolonia të mos kishte rezultate pozitive ne do ta vlerësonim maksimalisht, se është një skuadër që ka objektivat dhe pretendimet e veta, por kuptohet duhet të merremi më shumë me punën tonë dhe të marrim maksimumin dhe të kthehemi te fitorja se jemi një skuadër e ndërtuar për të ecur përpara. Kuptohet dalëngadalë kemi biseduar me disa lojtarë shumë cilësorë që do afrohen te skuadra, por kuptohet do jetë e pamundur për momentin. Do marrim maksimumin te kjo ndeshje, por nuk e nënvlerësojmë Apoloninë”.

Barazimi do të ishte rezultat negativ? “Nuk shkojmë për barazim me Apoloninë, kam folur me skuadrën për sfidën me Vllazninë dhe me ta mund të ishte normale se janë kryesuesit, por kuptohet nuk e mendoj fare barazimin me Apoloninë”.

Është dorëzuar Kukësi për objektivat? “Nuk është dorëzuar Kukësi, aty jemi dhe pikët janë. Kuptohet kam thënë mbas ndeshjes me Vllazninë se për momentin nuk duhet ta përmendim fjalën titull sepse e rëndësishme është të dalim nga kriza dhe të shohim gjërat dalëngadalë. Por, jemi në objektiv, por ta harrojmë dhe të kthehemi te fitorja”.

Formacioni? Kemi provuar disa skema, disa lojtarë të ndryshëm. Të shikojmë, ka mundësi të bëjmë edhe ndonjë lëvizje në formacion, por kemi edhe seancën e fundit të shohim. Gjendja e skuadrës është shumë e mirë, nuk kemim pasur probleme fizike dhe mendoj do marrim maksimumin te çdo lojtar, janë të gatshëm të gjithë dhe mendoj që do japin maksimumin”, u shpreh Hallaçi. /VipSport.al/