Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hallaçi: Jemi ende në mini-krizë. Nuk më pëlqyen zërat për shkarkimin

Rraman Hallaçi i është gëzuar padyshim suksesit të arritur nga Kukësi në fushën e Apolonisë. Por ai pranon se kjo nuk është ende skuadra që kërkohet, e ideuar për të shkuar drejt titullit kampion. Në “SuperSport”, ai gjithsesi ishte i lumtur për tre pikët, por i mërzitur për situatën e çuditshme të krijuar në fundjavë kur u lajmërua shkarkimi i tij, ndërsa ishte në fushën e stërvitjes.

“Vuajtja ishte mëse normale se skuadra e dinte vështirësinë e sotme. Apolonia është skuadër me të rinj, por i thamë lojtarëve të bënin kujdes se vrapojnë e janë lojtarë me prespektivë. Ne vinim të ngarkuar psikologjikisht dhe pritnim kthesën. E kisha thënë me Vllazninë që ishim të kënaqur me pikën, ua kisha thënë lojtarëve. Sot skuadra bëri detyrën, ishte me grintë e agresive, mendojmë që mbajtëm topin mirë. Edhe kemi vuajtur pak se ishim nën presion. Lojtarët kanë bërë kilometra, sigurisht kemi gjëra për të korrigjuar. Jemi skuadër e ndërtuar që në fillim të sezonit për të arritur në krye por kuptohet duhet të bëjmë kujdes sepse ende jemi në minikrizë, nuk kemi dalë ende. Kemi humbur shumë ndeshje e fituar një. Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm e dalim në rezultatet pozitive, por nuk jemi ende ku duhet.

Ne kemi thënë që kur jemi në sulm duhet të kthehemi të gjithë në mbrojtje si skuadër, e kemi bërë herë pas here, por jo vazhdimisht. Kemi vuajtur kthimin e shpejtë, ia kam thënë ekipit këtë gjë. Mendoj se po rregullojmë gjërat dalëngadale, por nuk thuhet se kemi rregulluar gjërat me këtë fitore. Presim lojtarë cilësore se na duhen shumë që të kemi alternative. Më pëlqen nga skuadra që i kupton gjërat drejt, më kanë respektuar për atë që kërkoj, nëse i them një lojtari që duhet të shkojë në një pozicion, ai e respekton. Më vjen mirë që Peposhi nga U21 ka bërë paraqitje pozitive, e uroj që të vijnë të tjerë.

Zërat për shkarkimin? Nuk më vjen mirë kur dëgjoj lajme të tilla, kemi staf e duhet folur me ta. Nëk më pëlqen se më lëndon, nuk më vjen mirë kur jam në fushë të stërvitjes dhe shkruhet diçka e pavërtetë. Nuk është normale, për gjëra të tilla duhet të pyesin drejtuesit”, tha Hallaçi. /vipsport.al/