

I zhgënjyer që Partizani e fitoi derbin dhe Tirana largohet edhe më shumë nga titulli dhe vendi i parë. Menjëherë pas sfidës ka folur presidenti i Tiranës, Refik Halili.
“Me këtë ndeshje të humbur si ekip, i largohemi pak sa shumë kreut të klasifikimit që sot është Vllaznia me meritë. Do vazhdojmë të punojmë, do respektojmë kampionatin që të ecim përpara.”
“Kam besim te skuadra, kam besim te çunat. Kthehet edhe një grup lojtarësh gjatë këtyre dy javësh dhe themi se kontigjenti do të jetë më i plotë.”
“Gjerat e tjera janë pjesë e lojës, ka raste, ka humbje. Ky është kismeti. E rëndësishme është që neve punojmë të ecim përpara.Nuk dua të them që jemi dorëzuar. Unë vetë kam thënë që është shpejt për të folur për titullin, fakti është që po i largohemi shumë kreut të klasifikimit, duhet të luftojmë të kapim vendin e parë, që të kapim të dytin apo të tretin.”
“Më mirë mos shkojmë fare në Europë. Dëshira ime është të shkojmë drejt titullit. Nëse do të jetë e mundur të vazhdojmë, nëse nuk ka problem, ky është kismet”, – tha presidenti i skuadrës së Tiranës, Refik Halili.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
VIDEO / Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo
Keidi Bare është kthyer në një.
Dëshira për t’u përballur me më të mirët, Berisha: Do bëjmë gjithçka për t’u kthyer në Serinë A
Etrit Berisha synon që etapa e.
VIDEO / “Një e enjte e paharrueshme”. Kumbulla karikon Romën me golin e tij
Marash Kumbulla do të mbetet jashtë.
Leave a Comment