Halili: Nuk është piketuar kush do të dalë kampion. Hasani nuk vjen, kërkojmë një sulmues bullgar

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka bindjen e plotë se skuadra e tij do të kthehet të luftojë për titullin kampion me afrimet e planifikuara gjatë janarit. Në “Procesi Sportiv” ai shpjegoi si u zhbllokua merkato e skuadrës, ndërsa kishte edhe përgjigje për fjalët që kishte thënë Egbo një ditë më parë kur i kishte bërë thirrje Dedes që të mos ankohej.

“Dënimi i FIFA-s? U desh shumë punë, kemi punuar tre ditë për ta zgjidhur. Na erdhi si bombë, megjithëse ishte proces gjyqësor që erdhi me 7 dhjetor. Në përfundim, edhe pse themi se nuk jemi fajtorë, jemi të detyruar të zbatojmë dënimin e gjykatës se FIFA-s, që nuk është detyrim i yni. Ai lojtar ka prishur marrëveshjen e tij në mënyrë të njëanshme me klubin që kishte. Juristët na thanë në vitin 2016 bëni kontratën se nuk ka probleme. Kemi marrë edhe leje nga FIFA. Në fund skuadra që kishte prishur marrveshjen me të siç thoshte, hapi proces gjyqësor. Ne ishim palë e tretë, më premtoi edhe juristi që ta vazhdojmë procesin. Tani paguam detyrimin në KAS, në fund detyrimi na ka mbetur neve. I gjithë detyrmi është 344 mij euro, kemi bërë pagesën e parë që është e konsiderueshme kundrejt një marrëveshje dhe kemi arritur të bëjmë zhbllokimin e merkatos.

Çdo njeri në punën e tij ndaj ka juristë, ka financiere e ka punonjës të tjerë. Menaxheri yni na tha që këtu nuk do të kishte probleme. Mund të them që na është bërë mirë  se na ka dhënë mend që të mos gabojmë herë tjetër, duhet të bëjmë verifikime dhe me ndihmën e punonjësve të FSHF që merren me federime. Tani pak a shumë jemi të kujdesshëm. Ky ka qenë dënim i rëndë për ne, në një kohë krize e merkatoje, luhet me emrin, me pak vështirësi e kaluam.

Ne merkato tani jemi për të bërë diçka edhe më të mirë, unë nuk pranoj humbje e dua të fitoj dhe po shfrytëzoj momente shumë të vështira. Po mendojmë të afrojmë një sulmues tjetër, është një futbollist bullgar i CSKA të Sofjes, është futbollist i ri. Nëse edhe ai do të vijë, unë jam i sigurt dhe kam besim edhe nga skuadra e stafi se ne marshojmë e ecim përpara.

Nuk më erdhi mirë që pas kësaj që ndodhi merrej futbollisti në telefon për të shkuar në një klub tjetër. Futbollisti që ka ardhur dje ka pasur goxha telefonata, u ka kthyer përgjigje drejtuesve të klubit. Partizani ka qenë kryesisht, edhe Shkëndija, por siç tha futbollisti në përfundim të kësaj merkato ai erdhi tek ne.

Hasani është e vërtetë që është futbollist i lirë, kam folur edhe personalisht me të. Ka propozim nga ana jonë dhe nga ana e tij. Nuk mund të plotësojmë kërkesat e tij, me shumë respekt. Jemi shkëputur dhe nuk do të jemi për të vazhduar atë që ka bërë kërkesë futbollisti. Kërkesa e tij është e papërballueshme për nivelin dhe vetë planin e buxhetin që kishim për këtë sezon.

Me ardhjen e këtij sulmuesi që shpresojëm të përfundojmë me sukses, mbyllim merkaton se bëhen 3 blerje. Sot ka ardhur Kale dhe e quajmë blerje, shpresojmë se Kale thotë që për dy javë jam në fushë. Sot ishte edhe Çelhaka, pra grupi është.

Muçi do të vazhdojë të jetë te klubi ynë. Duke u aktivizuar Muçi me këtë kontingjent që mund të kemi, mendojmë se do të shkojë shuëm para. Do të ketë oferta më shumë. Ka oferta, ne jemi të hapur. Shpresojmë që Muçi me punën që bën dhe ndeshjet që do të zhvillojë, them që mund të kapë ekipin kombëtar.

Skuadra, me grupin që ka sot, do të shihni që në fund do të këtë një ndryshim shumë të madh. Shpresoj që të ndodhë edhe te ekipet e tjera me blerjet qe rivaliteti të jetë më i fortë e kampionati më i bukur. Nuk është piketuar se kush do të dalë kampion, është e sigurt, do ta shohim gjatë kohës.

Vllaznia ka bërë një kampionat mjaft të mirë deri tani, Është kënaqësi që Vllaznia të ecë se është djepi i futbollit shqiptar. Kampionati është i gjatë, ka edhe 69 pikë, 69 pikë janë goxha. Do të luftojmë e punojmë të ecim më parë, ndoshta e kam thënë edhe në emisione të tjera që disa ekipe mund të bien nga kategoria e mund të na ndodhë edhe ne për efekt finance se shohim që ka vështirësi nga ana financiare. Në këtë kampionat ne kemi shumë punë për të bërë. Kam besim që do të ecim para e shumë lart, ekipi do të jetë surprizë e do të jetë në majat e klasifikimit. Unë jam optimist për të shkuar në vend të parë.

Marrdhëniet me Egbo i kam shumë të mira, shumë, shumë, shumë të mira. Largimi se nuk aktivizoi Grentin? Po të ishte se doja ta largoja, nuk i bëja kontratë që në fiflim. Egbo është njeri i mirë dhe do të jetë e veshtirë të arrihet rekordi i tij. Largimi ka qenë vetëm për efekt rezultatesh. Tani po të filloë t’i kthehemi, gjëra ka. Egbo vetë tha që skuadra aty është, trajneri të mos ankohet. Edhe kur ishte Egbo, skuadra aty ishte.. Por duhet të them se kemi pasur dëmtime shumë”, tha Halili. /vipsport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al