Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Haland i ka të gjithë pas vetes, klubi londinez do të ofrojë më shumë se klauzola

Erling Haland mund të konsiderohet tashmë si një lojtar i konfirmuar edhe pse është vetëm 20-vjeçar. Sulmuesi matet me gola dhe ai në këtë pikë është nga më të fortët në Europë, ndaj për Borusia Dortmund duket se do të jetë e vështirë ta mbajë në ekip edhe për sezonin tjetër.

Pas norvegjezit janë rreshtuar të gjithë klubet “Big” të Europës si Real Madrid, Barcelona, Mançester Siti dhe Junajtid etj… Por, së fundmi, në skenë është futur edhe Çelsi. Pasi bëri një merkato të fuqishme në verën e kaluar, londinezët e trajnerit Frenk Lampard kërkojnë të zgjidhin njëherë e mirë problemin e golit.

Kështu, nga Anglia sigurojnë se për të qenë në “pole position” për shërbimet e Haland, atëherë presidenti Abramoviç është i gatshëm të paguajë edhe më shumë se 66 milionë paund e cila është klauzola që do ta lironte automatikisht nga Dortmund në vitin 2022. Mbetet tashmë për t’u parë cila do të jetë e ardhmja e Haland, teksa vera parashikohet të jetë e nxehtë për të. /Vipsport.al/