Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Hafizi kundër Halilit: Ndërhyrje e tmerrshme e presidentit në punën e trajnerit, ka 14 vite që heq trajnerë

Astrit Hafizi e cilëson një ndërhyrje të tmerrshme atë që ka ndodhur sot te Tirana, ku trajneri Nevil Dede është larguar nga bardhebluytë pak caste para fillimit të ndeshjes ndaj Laçit. Duke folur në “Gol pas Goli”, ish-tekniku i Tiranës dënoi veprimet e klubit ndaj trajnerëve, për të diskutuar formacionin që do të zbriste në fushë.

“Ajo që ndodhi e para tregon se trajneri është thirrur nga presidenti  i Tiranës. Dede ndoshta nuk e ka bërë asnjëhrë, nuk e ka bërë as ky e as një tjetër. E dyta, problemi ka qenë nga formacioni, ishte Kuka e pas largimit të Dedes nuk ishte më. Duket që ka qenë diskutim që presiedenti nuk ka dashur, kjo ishte me urdhër te presidentit, patjetër. Ky është gabim fatal, kjo doli haptas që ata ndërhyjnë në punën e trajnerit. Ke të drejtë të heqësh trajnerin, por jo të ndërhysh. Kjo duket që ka ndërhyrje të tmerrshme presidenti i klubit.

Nëse Halili thotë gjeni kush ka përgjegjësi por ka besim te çunat, unë kam të drejtë të them që përgjegjësia është e tij direkte, se ka 14 vite që heq trajnerë. Në këtë formë apo tjetër, nuk lini asnjë që të punojë aty. Janë statistika që kur të kujtohet historia, del emri i njërit apo tjetrit. Nuk është normale dhe klubi do të vuajë gjithmonë. Të pëlqen apo jo, luan Kuka apo Halili, nuk është normale. Mund ta çoni Tiranën edhe më keq. Kur të vijnë tifozët unë bëhem më i forte tha. Faji është i yti, pa diskutim, nuk ka pse i biem më gjatë.

Problemi është a do të vazhdohet me këtë rrugë e ta çoni ku nuk mban më. Unë them që përgjegjësia kryesore për atë largim të Dedes është e juaja. Deden nuk e keni shkarkuar, ka ikur vetë, se ka dashur të bëjë formacionin pa iu futur Halili. Jo në këtë mënyrë, nuk e mban dot peng Tiranën, apo Vllazninë. Jepini qetësi trajnerëve e lërini të punojnë se është emër i madh Tirana, jo kështu”, ishin fjalët e Hafizit që i drejtoheshin presidentit të Tiranës. /vipsport.al/