Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll

Vllaznia u ndal këtë fundjavë në një barazim në shtëpi me rezultatin 0-0 përballë Kastriotin. Megjithatë, shkodranët pavarësisht se mbeten të qetë në vendin e parë të klasifikimit, sërish kanë pasur një peng për mungesën e triumfit, teksa kapiteni Erdenis Gurishta në studion e Proçesit Sportiv u shpreh se krutanët e kaluan gjithë kohën në tokë, ndërsa shtoi se Vllazninë e ndaluan duke mos luajtur futboll.

“Më ka bërë shumë përshtypja interpretimi i lojës së Kastriotit. Kishte zgjedhur një tjetër mënyrë nga përballja me Tiranën dhe Partizanin. Lojtarët e Kastriotit rrinin gjatë gjithë kohës në tokë, doktori i tyre që vetëm hynte në fushë. Më tepër nuk është luajtur futboll në atë ndeshje. Ndoshta është kjo e vetmja mënyrë sesi mund të ndalet Vllaznia.

Trajneri kishte datëlindjen një ditë para, por më tepër festoi stafi, se ne e kishim mendjen te ndeshja me Kastriotin. Dhurata për trajnerin nuk u bë nga ne me një fitore, por ia kemi shtyrë për në fundjavë me Partizanin.

I kisha thënë çunave se më e vështirë do të ishte kjo ndeshje me Kastriotin sesa ajo me Partizanin. Partizani do të luajë hapur dhe ka shanse për t’u fituar nga të dy ekipet, ndërsa Kastrioti kishte ardhur vetëm për një pikë. Ashtu si u gëzuan ekipet e tjera kur barazoi Vllaznia, ne gëzohemi tani me barazimet e tyre”, u shpreh Gurishta. /VipSport.al/