Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Gurishta: Besuam deri në fund, te Vllaznia luajmë për titullin jo aspektin personal

Kapiteni i skuadrës së Vllaznisë, Erdenis Gurishta pas ndeshjes në Ballsh, ku skuadra e tij fitoi në “frymën e fundit” ishte shumë i lumtur për fitoren në Ballsh, teksa në “gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar se ky është një sukses që vlen shumë për atë dhe skuadrën. “E kisha thënë që nuk do të ishte një ndeshje si të tjerat, për shkak të terrenit që nuk na linte të qarkullonim topin, ne kishim besim, trajneri na tha në pushim që goli mund të vijë në shtesë se kjo vendoset me një gol, besuam deri në ufnd, jem të kënaqur e shpresojmë të vazhdojë kështu”.

“Normalisht që ndihem mirë që ekipi po ecën mirë e pastaj edhe unë që po bëj një sezon të mirë. Primare është Vllaznia, individualitetet janë të rëndësisë të dytë”.

“Këto fitore sidomos jashtë fushës, janë shumë të rëndësishme, sot edhe barazimi ndoshta nuk do të ishte i gabuar për shkak të vështirësisë. Por ne ia bëmë hyzmetin, luftuam deri  në fund dhe zoti na e shpërbleu, këto tri pikë janë të rëndësishme në rrugën që jemi nisur”.

“Të them të vërtetën kam 6 vite te Vllaznia, jam rritur e kam dalë nga akademia, në filim nuk kam pasur hapësirat e mia. Këtë sezon ka rëndësi edhe forma e ekipit, po të mos ishte ekipi kaq mirë, nuk do të dilnin në pah individualitetet dhe janë të dyja bashkë që bëjnë suksesin”,-tha kapiteni Gurishta në fund të prononcimit pas ndeshjes në Ballsh.

/Vipsport.al/