Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Guardiola pas shkarkimit të Lampard: Idetë dhe projektet nuk ekzistojnë, do e takoj pas mbylljes

Frenk Lampard është shkarkuar ditën e sotme nga klubi i Çelsit si pasojë e rezultateve zhgënjyese, të cilat erdhën pas një merkato me shumë shpenzime. Mirëpo, edhe për kohën që kaloi në krye të bluve, Lampard ka marrë vlerësime të mëdha, e një prej atyre që mbështet ish-mesfushorin është Pep Guardiola.

Tekniku spanjoll thekson se në fund ajo që duhet është fitorja pavarësisht ideve dhe projekteve, ndërsa shtoi se dëshiron ta takoj Lampard pas mbylljes që aktualisht po përjeton Britania e Madhe si pasojë e COVID.

“Njerëzit flasin për ide dhe projekte, por ato në fund nuk ekzistojnë. Duhet të fitosh ose përndryshe do të shkarkohesh. E respektoj vendimin e Çelsit, por shpresoj që ta takoj Lampard së shpejti. Ndoshta, të shkojmë në një restorant pasi të përfundojë mbyllja”, u shpreh Guardiola. /VipSport.al/