Golashënuesi i Vllaznisë, Hoxhaj: Njerëzit na thonë se jemi si Milani, unë si Leao

Ardit Hoxhaj me shtatë golat e shënuar deri në këtë pikë të kampionatit e ka ndihmuar shumë Vllazninë, ndërsa është jo vetëm golashënuesi më i mirë i kuqebluve, por është edhe golashënuesi më i mirë i Superiores. Së fundmi, në një intervistë për “Fax Sport”, sulmuesi thekson se njerëzit i thonë se Vllaznia është si Milani, ndërsa vlonjati ua kthen se ai është si Leao.

“Ne kemi shumë harmoni në skuadër. Lojtarët tanë janë shumë cilësor, pasi ndryshe nuk do të arriheshin rezultatet. Por gjithashtu janë edhe djemë shumë të mirë. Kjo është e rëndësishme pasi nëse do të kishte disa të këqinj, atëherë do të prishej fryma e grupit. Në stërvitje ne kemi shumë disiplinë me Bradriç. Por ai është edhe shumë i komunikueshëm. Di të flas edhe më ata lojtarë që qëndrojnë në stol dhe janë të pakënaqur. Unë kam qëndruar gjithashtu në stol fillimisht, mbajti komunikimin me mua dhe më tha se kishte ardhur momenti.

Kë mbështes në Europë? Tani mund ta them me plot gojën se jam tifoz i Milanit se jemi në vendin e parë. Unë vetë e mendoj dhe njerëzit na thonë: “Ju jeni si Milani, po zhvilloni këtë lojën e bukur, po nuk i dihet sesa do e keni hapin”. E unë që i them: “Në rregull, ne po vazhdojmë këtë lojën e bukur dhe në fund do t’ju themi sesa e kemi hapin”. Dilaver do të ishte Ibrahimoviç dhe unë si Leao”, përfundon Hoxhaj. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al