

Armando Broja shkëlqeu ditën e djeshme për Viteshen duke qenë se në sfidën ndaj Emen në transfertë, sulmuesi i kombëtares shënoi një gol, por edhe asistoi. Një ndjesi e cila Brojës i kishte munguar duke qenë se ka qenë në “bokse” si pasojë e një dëmtimi. Ndërkaq, pas ndeshjes, 19-vjeçari në pronësinë e Ccelsit ishte i lumtur për rikthimin, ndërsa vuri theksin se edhe pse vinte nga dëmtimi, sërish nuk kishte diferencë me të tjerët.
“Jam shumë i lumtur të luaj përsëri. Nuk është e thjeshtë. Ka një ndryshim shumë të madh, pasi stërvitesha veçmas, qëndroja në shtëpi, ndërsa sot isha në fushë. Pavarësisht se vij nga një dëmtim, cilësia ime nuk ka shumë diferencë me lojtarët e tjerë.
E përsëris edhe një herë, jam shumë i lumtur. Tannane më dha një pas të mirë dhe unë shënova. Unë bëra më të mirën time. Rikthimi në formë? Rëndësi ka që unë jam rikthyer në fushë dhe jam me fat”, u shpreh Broja. /VipSport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment