

Sokol Cikalleshi është rikthyer më në fund te goli në Turqi, teksa këtë fundjavë ia doli të realizonte me fanellën e Koniaspor. Supmuesi i kombëtares realizoi me kokë kundër ish-skuadrës së tij, Gëztepe. Megjithatë, goli ishte një festë personale për kavajasin, duke qenë se ekipi i tij doli i mposhtur në fund të 90 minutave.
Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme, Cikalleshi ka qenë i ftuar në “Ora Sport”, teksa ka theksuar se ndjehet mirë dhe se punon që pritshmëritë e tifozëve kuqezi t’i kthej në realitet duke llogaritur se në muajin mars kombëtarja luan përballë Anglisë.
“Ndjehem mirë. Tani kam besimin e trajnerit dhe klubit. Dëmtimin e lashë pas por duhet të presim edhe pak për Anglinë. Unë jam njeri i punës dhe do punoj maksimalisht dhe pritshmëritë tuaja dhe tifozëve kuqezi ti bëjë realitet duke shënuar. Dhe sigurisht ajo që vlen më shumë, edhe të bëjmë një rezultat pozitiv, sidomos kundër Anglisë. Sepse do ngelte në mendjen e çdo tifozi shqiptar”, u shpreh Cikalleshi. /VipSport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment