

Një ish-gjyqtar italian, i cili ka qenë pjesë edhe e Serisë A gjatë karrierës së tij, është zhdukur ditët e fundit në Shqipëri pa lënë gjurmë në rrethana të mistershme. Davide Pekoreli, është znë kërkim prej rreth 10 ditësh, me kontaktet e fundit të tij që kanë qenë në vendin tonë.
Pekoreli mendohet se kishte udhëtuar përarsye biznesi drejt Shqipërisë, por familjarët dhe miqtë e tij kanë humbur kontaktet dhe janë shqetësuar për situatën e tij. E vetmja gjë që dihet për momentin është se makina “Skoda” që kishte marrë me qera në vendin tonë është gjetur e djegur dhe me disa sende personale të tij brenda, e sipas “La Nazione”, edhe me mbetje të një kufome.
45-vjeçari ka qenë për shumë vite një gjyqtar profesionist. Ai ka drejtuar kryesisht në Serinë C në itali gjatë karrierës së tij. Por ndërkohë, në CV ka edhe shumë ndeshje në Serinë A, por si gjyqtar i katërt. Në Itali presin ende të mësojnë rrethanat e zhdukjes së tij në vendin tonë në një ngjarje shumë të pazakontë. /vipsport.al/
more recommended stories
Turpërimi më i madh në historinë e Gjermanisë, Lev justifikohet: Lojtarët kishin frikë të udhëtonin
Joakim Lëv ka detyrën e vështirë.
Ish-sulmuesi i Interit akuzon: Suning na la pa rroga, edhe drejtuesit u treguan gënjeshtarë
Një nga blerjet më të bujshme.
Probleme për Milanin, Ibra mungon për tre javë dhe humbet sfidën me Junajtid. Edhe fantazisti turk i dëmtuar
Probleme madhore për Milanin dhe trajnerin.
Nesër kundër ekipit të Ismajlit, Pirlo: Nuk i kishim parashikuar të gjitha dëmtimet, djemtë besojnë
Juventus do të rikthehet në fushë.
Leave a Comment