

FSHF ka heshtur gjithë këto ditë për dhunën e ushtruar në Laç ndaj gjyqtarit Kreshnik Bajramaj nga drejtuesit e skuadrës vendase pas ndeshjes me Kukësin. As institucioni i futbollit e as Shoqata e Gjëqtarëve, që në çdo rast që ndodh në kategoritë inferiore nuk ngurrojnë të dënojnë dhunën, këtë radhë kanë mbyllur gojën dhe nuk kanë shkruar asnjë radhë për të, as për sy e faqe.
Por ngjarja është pasqyruar në protokollin e gjyqtarëve të ndeshjes dhe në këtë mënyrë, nuk mund të fshihej dot. Si rrjedhojë, ajo ka përfunduar para Komisionit të Disiplinës i cili është detyruar të dënojë zyrtarin e Laçit, Naim Halilaj, me 10 ndeshje pezullim.
Ndërkaq, Apolonisë i ka kushtuar shumë shtrenjtë barazimi me Partizanin, pasi me sa duket lojtarët e skuadrës fierake kanë shkatërruar ambientet e brendshme të stadiumit gjatë festës. Kësisoj, ata janë ndëshkuar me një gjobë prej 200 mijë lekësh si dhe me shlyerjen e dëmeve që kanë shkaktuar në stadium.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 13.01.2021
- FK Apolonia, për sjellje të gabuar të lojtarëve, në bazë të neneve 64/1, 64/4 dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë.
FK Apolonia, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.
- Zyrtari i KF Laçi, Naim Halilaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
- KF Pogradeci U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër Vora U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
- KF Pogradeci U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin 1/16 të Kupës së Shqipërisë, kundër FC Besa U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 30/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
- Lojtari i Durrësi 04 U-19, Biorni Elezi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Shkodra U-19, Alfred Kacaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Durrësi 04 U-19, Mateo Hasibra, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria U-19, Sebastian Cela, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria U-19, Ernik Paloka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Iliria U-19, Robert Mesi, për lojë të rendë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Turbina, Dorjan Bajrami, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Vora, Segerso Geci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së KF Shkumbini, Daniel Ramazani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment