

Në kuadër të përgatitjeve për startin e pjesës së dytë të sezonit 2020-2021, Flamurtari dhe Albpetroli luajtën një ndeshje miqësore. Vlonjatët sigurisht që e fituan këtë ndeshje duke triumfuar dhe bërë diferencën edhe në saj të kualitetve që kanë në gjirin e vet dhe talenteve të shumtë vlonjatë që janë afruar nga skuadra e moshave kquezi.
Flamurtari e mundi 3-0 Albpetrolin. Golat e Diamantit, Ribajt dhe brazilianit Paulo i dhanë fitoren skuadrës së Dritan Resulit. Nga ana tjetër Albpetroli pati raste me Muhametajn e Ferkon apo Idërshajn, por pa rezultat.
Shpëtim Moçka e nisi titullar, duke shtuar garancinë në portë. Ndërkohë që në sulm Ribaj e braziliani Paulo Rikardo nëse federohet janë “OK” për trajnerin e kuqezinjve Dritan Resuli. Por, në Vlorë janë edhe Alvi Ahmetaj dhe Stiven Puci, që nëse federohen, sigurisht që janë siguri në mesfushë dhe skuadra është më e plotë në pjesën e dytë të garës e sigurisht që edhe pritshmëritë në rezultate do të jenë për më shumë…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Bregu: I fal dy golat për tre pikët, më vjen keq për djersën e çunave. Krasniqi është më i miri i kampionatit
Dejvi Bregu ka qenë protagonist i.
Ibraimi: Më e lehtë me një sulmues tjetër në krah. Kërkoj falje për kartonin, moment euforie
Agim Ibraimi e ka cilësuar një.
Sherri në fund të ndeshjes, pezullohet dy javë trajneri i Drenicës, Devolli
Në fund të sfidës, Drenica-Besa në.
Nesër Bylis-Skënderbeu, ja situata te ballshiotët
Në Ballsh tashmë e gjithë vëmendja.
Leave a Comment