Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Fjalët ndaj arbitrit i kushtojnë 20 mijë euro dhe pezullim, merret vendimi për Antonio Konten

Në ndeshjen e fundit të kampionatit, trajneri i Interit, Antonio Konte ishte shumë i acaruar me vendimet e arbitrit, Mareska. Zikaltërit u ndalën me rezultatin 0-0 ndaj Udinezes, ndërsa një pjesë të fajita sipas Kontes e kishte edhe arbitri.

Kështu, në fund të 90-minutave, në momentin kur u akordua shtesa, tekniku iu drejtua arbitrit “Je gjithmonë ti Mareska, edhe në VAR je gjithmonë ti”, duke lënë të nënkuptohej se gjyqtari e ka penalizuar më shumë se një herë Interin në këtë kampionat. Mareska e përjashtoi me një karton të kuq, mirëpo fjalët e rënda dhe akuzuese nuk mund të shpëtojnë vetëm me kartonin e kuq.

Ndaj, në ditën e sotme është vendosur që Konte të marrë një gjobë prej 20 mijë eurosh si dhe një pezullim me dy ndeshje. Kështu, tekniku nuk do të drejtojë zikaltërit në dy ndeshjet e radhës të Serisë A, ndaj Beneventos dhe Fiorentinës. /VipSport.al/