Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Fitorja në derbi qetëson ambientin, Strakosha rishfaqet te Lacio

Fitorja bindëse në derbin kundër Romës duket se ka kthyer qetësinë në radhët e Lacios e sidomos sa i përket Thomas Strakoshës. Portieri i përfaqësueses shqiptare ishte në epiqendër të kritikave pas situatës së krijuar javën e kaluar ku u raportua se kishte përplasur dorashkat dhe kishte lënë në mes stërvitjen kur mësoi se nuk do të ishte titullar.

Një ngjarje e cila vuri në dyshim vazhdimësinë e tij te Lacio, pasi mediat italiane raportuan se Strakosha ishte në treg, sepse klubi kryeqytetas planifikonte shitjen e futbollistit. Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit “per shak dëmtimi”, por mendohet se kjo zgjedhje u bë për të shmangur polemikat.

Megjithatë me fitoren ndaj Romës duket se vëmendja nuk është më te ajo që ka ndodhur me portierin, ndaj edhe ky i fundit është shfaqur në stërvitje duke u rreshtuar si normalisht përkrah shokëve të skuadrës. Mediat italiane kanë mësuar se klubi e cilëson tashmë “të rikuperuar” futbollistin dhe se ai do të jetë në dispzicion të Inzagit që nga kjo javë, edhe pse tashmë është e qartë se duhet ta konsiderojë veten si zëvendësues, pasi Reina i ka marrë vendin e titullarit te Lacio. /vipsport.al/