Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Fitorja me Juven i bën favoritë, por Konte frenon: Titull apo Champions, në garë janë 7 skuadra

Interi shihet nga të gjithë si pretendent kryesor për fitoren e titullit kampion në Itali, status të cilin e ka fituar me triumfin bindës kundër kampionëve në fuqi të Juventusit. Por Antonio Konte është i bindur se në garë janë shumë skuadra, duke kthyer kohët e lavdishme të Serisë A kur për trofeun rivalizonin 7 ekipe.

Në fundin e viteve ’90, në garë për trofetë ishin Juventus, Milan, Inter, Lacio, Roma, Fiorentina dhe Parma. Tani dy të fundit nuk janë më në këto nivele, por janë të zëvendësuara mëse denjësisht nga Napoli dhe Atalanta që po zhvillojnë një futboll shumë të bukur e mund të ndalin cilindo nga ekipet e mësipërme. Ndaj Konte është i bindur se që nga Milani i vendit të parë e deri te Lacio që mban vendin e 7, janë të gjithë në garë.

“Janë 7 skuadra të cilat luajnë për një objektiv të dyfishtë, si për titullin kampion, ashtu edhe për një vend në Ligën e Kampioneve. Faza e parë na e ka konfirmuar këtë. Kanë qenë ata që kanë udhëtuar më shpejt, ata që kanë udhëtuar pak më me vonesë. Por na ka treguar se janë shtatë skuadra që mund të luajnë për gjithçka”, shpjegoi Konte, skuadra e të cilit është mundur këtë sezon nga Milani dhe ka barazuar me Atalantën, Romën dhe Lacion. /vipsport.al/