

Fitoret sa vijnë e shtohen javë pas jave, por edhe Vllaznia i afrohet gjithnjë e më shumë titullit kampion, ndërsa në qytetin e Shkodrës sa herë që skuadra kthehet nga transfertat është bërë traditë, sheshi mbushet, por javë pas jave edhe me më shumë fansa…
Me të mbërritur autobusi i ekipit në Shkodër, pas ndeshjes në Ballsh, tifozët kanë rrethuar ekipin dhe disa prej tyre kanë ngritur në krahë trajnerin Tomas Brdariç, “arkitektin” e suksesit të këtij seozni të skuadrës kuqeblu. Me thirrjet “Kush s’kërcen nuk është shkodran” dhe “Urime, ekipi kampion!”, fansat e Vllaznisë festojnë suksesin e sotëm kundër Bylisit dhe kryesimin e sigurtë të kampionatit…
Ndërkohë që nga Ballshi autobusi është shoqëruar edhe nga 3-4 mjete private si dhe mikrobuzi i tifozëve. Jo vetëm kaq, por sapo skuadra ka hyrë në Shkodër, autokolona është shtuar deri në qendër aty ku edhe festa ka qenë sikur skuadra të kishte fituar trofe të rëndësishëm…
Në Shkodër, javë pas javë kanë filluar që të ndiejnë aromën e titullit, Vlaznia e madhe po vjen…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Vllaznia-Tirana, zbulohen arbitrat që ndajnë drejtësi në klasike
Vllaznia pret ditën e sotme Tiranën,.
Tre medalje në këtë vit, kampioni Smajlaj ende pa shpërblim: Shpresoj ta marr, më pret një javë e fortë
Izmir Smajlaj mund të konsiderohet pa.
Superiore/ Klasike me aromë titulli për Vllazninë, Laçi sfidon Partizanin në transfertë
Katër ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Leave a Comment