Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Etrit Berisha kthehet në orbitën e klubeve të Serisë A, ka oferta për kapitenin kuqezi

Etrit Berisha është një portier për Serinë A. Për këtë janë të bindur jo vetëm te SPAL, por edhe në klubet e elitës, të cilët herë pas herë interesohen për gardianin. Ai vendosi të qëndronte te klubi i qytetit të Ferrarës në verë, edhe pse në Serinë B, por që në janar mund të ndryshojë kategori, pa pritur ngjitjen e skuadrës që është një prej favoriteve për t’u kthyer mes më të mirëve.

Edhe pse COVID-19 i ndërpreu në mes kampionatin, Berisha ka treguar me pritjet e tij se është në formë të shkëlqyer. Ndaj për të, ka pasur interesim konkret nga skuadra të Serisë A. Më e interesuara për momentin duket se është Bolonja e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç. Kjo e fundti ka në radhët e saj polakun Skorupski, por nuk është edhe aq e bindur nga paraqitjet e ti, ndaj kërkon kapitenin e përfaqësueses shqiptare.

Palët janë në negociata prej disa ditësh, ndërsa mbetet të shihet si do të evoluojë ngjarja, pasi Bolonja e kërkon fillimisht huazim deri në fund të sezonit, ndërsa SPAL do ta lërë të largohet vetëm nëse do të arrijë të shesë kartonin e tij. /vipsport.al/