

Klubi i Tiranës do të zyrtarizojë këtë të mërkurë si trajner Orges Shehin, i cili do të ulet në stolin e bardhebluve në vendin e lënë bosh nga Nevil Dede. Një zgjdhje e cila ka ardhur me sugjerimin e drejtorit sportiv Tefik Osmani i cili e njeh mirë Shehin nga ditet e tyre si “ujqër dëbore” në Korçë.
Por kontaktet dhe marrëveshja me Shehin është arritur vetëm në paraditen e të martës, pasi ai nuk ishte zgjedhja e parë e drejtuesve badheblu të cilët kishin nisur kërkimin për trajnerin e ri menjëherë pas sfidës së humbur me Laçin, duke pasur parasysh që nuk kishte kohë për të humbur në një kampionat me një kalendar shumë të ngjeshur. Drejtuesit e klubit e kishin në mendje ermin e aitj që do të merrte drejtimin të paktën deri në fund të këtij sezoni dhe u munduan që të kotaktonin menjëherë me të. VIP Sport ka mësuar nga burime në klubin e Tiranës së kjo zgjedhje ishte Mirel Josa, të cilin presidenti Halili e njeh shumë mirë, ashtu si edhe drejtori Osmani.
Por përgjigja që kanë marrë nga Josa ishte e paparashikuar. Bardheblutë mendonin se ai ishte ende trajner i lirë, por nuk e dinin se vetëm dy orë më pare, pikërisht kur nga pankina e Tiranës largohej Dede, Josa i kishte dhënë fjalën Kukësit se do të ulej në stolin e verilindorëve. Ndaj përgjigja negative e një prej ikonave të klubit bardheblu bëri që para kamerave pas sfidës, drejtuesit e skuadrës të shfaqeshin shumë të paqartë për të ardhmen e pankinës.
Si rrjedhojë, vetëm gjatë mëngjesit së të martës u kontaktua Shehi dhe u arrit akordi me ihs-trajnerin e Skënderbeut dhe Kukësit, i cili do të ketë për detyrë të kthejë në rrugën e duhur ekipin kampion në fuqi i cili ka fituar vetëm 3 nga 10 ndeshjet e fundit që ka luajtur. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Berisha bëhet protagonist në Serinë B, shkakton penallti por e shpëton traversa
Etrit Berisha është kthyer përsëri protagonist.
Flamurtari në kaos, Resuli: Duhet të bëjmë kthesën, nuk na shkon ky pozicion
Nuk mjaftoi rënia nga elita, por.
Pa mesfushorin titullar, ja situata te Bylisi para Tiranës
Bylisi ka mbyllur përgatitjet anti-Tirana dhe.
Leave a Comment