

Duket sikur çdo gjë po shkon vaj këtë kampionat, por problemet janë të shumta, e sidomos me gjyqtarët që po kontestohen javë pas jave, me vendimet e tyre, që po ndikojnë edhe në ecurinë e rezultateve dhe ndeshjeve. Por, si të mos mjaftojnë kontestimet e klubeve, apo në ndonjë rast kanë pasur edhe kanosje nga drejtues klubesh, duket se gjyqtarët nuk janë paguar në dy muajt e fundit…
Madje, ka një revoltë mes tyre, e mungesën e pagesave ua kanë bërë të qartë edhe shefave të tyre, madje nuk po kanë as financa që të shkojnë në ndeshjet në transfertë (ku çdo gjë e përballojnë me shpenzimet e tyre), ndërkohë që edhe pse ekziston Shoqata e Arbitrave, e cila është në dijeni të kësaj situatë të pazakontë, ajo bëhet e gjallë, jo kur duhet dhe të mbrojë institucionin e gjyqtarëve, por mundohet që të bëjë ndonjë reagim dhe të hedhë “hi syve” duke i dal në krah FSHF-së, sa herë që e kërkon një gjë të tillë dhe ka opononecë ndaj instituciinit që drejton futbollin në vendin tonë.
Irritimi i xhaketave të zeza ka prekur kulmin, aq sa kanë paralajmëruar edhe bojkotin e ndeshjeve zyrtare, pasi jo vetëm që janë të pambrojtur kundrejt presionit të madh që kanë në këtë moment kulminant ku ndodhen kampionatet, por edhe nuk po paguhen…!
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pioli i tërheq veshin Ibrahimoviç: I kuqi bëri diferencën, por si kampion që është na kërkoi falje
Humbja në derbi djeg, e aq.
Tirana e gjen “jashtë familjes”, pritet zyrtarizimi i trajnerit të ri
Klubi i Tiranës nuk ka vonuar.
Broja i jep lamtumirën Lampard: Faleminderit që bëre ëndrrën time realitet
FranK Lamprd do të mbetet gjithmonë.
Leave a Comment