Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Egbo: Në këto pozita edhe vjet në derbi, duhen lejuar 20% e tifozëve në stadium

Emanuel Egbo ka dhënë një intervistë për “News24” në “Sport News”, ku foli pikërisht për këtë sfidë. Ai tha se nëse njeri nga ekipet do të fitojë, duhet patjetër të sulmojë e të mos mendojë për barazimin. Sipas tij, Tirana është në pozicionin që ishte Partizani vjet, duke e lidhur me faktin se bardheblutë janë kampionë në fuqi. “Ne shkuam +1 pikë. Ishim 19 pikë në javën e 14-të, ndërsa sot ka vetëm një pikë diferencë. Nuk krahasohet fare si ka qënë vjet. Janë pak gjëra që krahasohen. Vjet ishim shumë keq psikologjikisht. Tirana mendoi se do humbiste 4-0, por jo. Partizani ishte kampion në fuqi. Tani është rradha e Tiranës për të qënë në pozicionin e Partizanit. Tirana po shkon me një moral tjetër, jo si ka qënë vjet. Sot të dy ekipet kanë shanse të barabarta.”

“Derbi është ndeshje që nëse e fiton,  merr më shumë vetbesim. Do fillojnë të marrin ndeshjet tjera me shumë besim. Gjithçka ndryshon për atë ekip që fiton, ndërsa ai që humb, mund të humbasë edhe dy ndeshje.”

“Mendoj se Seferi ka treguar se është lojtar i mirë. Nuk është në formë, prandaj e kanë futur në pjesën e dytë. Derbi pa tifozë nuk mund të quhet derbi. Një nga gjërat që ka ndikuar shumë është mungesa e tifozëve, pasi lojtarët hyjnë në fushë si në seancën stërvitore. Diferenca me kreun? Në këtë situatë kemi qënë edhe në sezonin e kaluar.”

“Në futboll nuk vlen: 1+1 = 2. Unë e pash Vllazninë me Kukësin. Po festonte edhe zjarrfikësi.  Nëqoftëse do kishte tifozë, do ndikoheshin shumë. Duhet ta mendojnë mirë dhe qeveria të lejojë të paktën 20 perqind. Nuk e di si do jetë futbolli pa tifozë. Ka shumë gjëra që mund të bëjnë diferencën. Në ndeshjen e parë asnjë nga ekipet nuk donte ta humbiste. Duhet ta luftojë secili ekip dhe të sulmojë, padyshim. Duke u fokusuar, mund ta fitosh” , – tha në fund të prononcimit të tij, trajneri i Tiranës,  Emanuel Egbo.

E.S./Vipsport.al/