Egbo: Halilin e shihja si lojtar të ekipit dhe jo djalë të presidentit, në fushë kush e meritonte. Ky kampionati më i dobët

Emanuel Egbo thekson se ka dalë kampion me Tiranën sepse nuk i ka “hyrë në hak” askujt. Në një prononcim për Report Tv, tekniku që riktheu bardheblutë te titulli pas 11 viteve shprehet se Grent Halilin e ka parë si lojtar të skuadrës dhe jo si djalin e presidentit të klubit, ndërsa shton se duhet të vendoset gjithnjë me shumë sinqeritet dhe drejtësi se kush e meriton të jetë në fushë. Ndër të tjera, Egbo thotë se për të ky është kampionati më i dobët që prej kohës kur është në Shqipëri.

“Gjëja e parë që duhet të mendojë një njeri kur del për të folur duhet të pyesë veten: a ka arritur ky trajner dhe staf të dalë kampion?! Unë e kam parë Grent Halilin si lojtar ekipi dhe jo si djalin e presidentit sepse ky jam unë. Nëqoftëse unë i kam hyrë njeriu në hak, sepse jam besimtar në zot, ai ekip nuk do të kishte dalë kampion.

Unë e kam nisur sezonin me atë ekip dhe kam shumë vlerësim për futbollistët. Kam thënë shpesh se ka lojtarë të mirë brenda ekipit, por varet si e përdor, çfarë sistemi përdor dhe si i jep lojtarit mundësinë për të shprehur veten. Duhet ta vendosësh në pozicion natyral dhe mbi të gjitha duhet të vendosësh me sinqeritet e drejtësi kush e meriton për të qenë në fushë pasi kjo është shumë e rëndësishme.

Ky kampionat është më i dobti nga të gjitha sezonet që kam qenë në Shqipëri, sepse ka shumë luhatje. Ti fiton një ndeshje sot dhe shkon në vendin e dytë, ndërsa nëse humbet, shkon në vendin e shtatë. Ka vetëm tre pikë diferencë nga vendi i dytë në të shtatë”, u shpreh Egbo. /VipSport.al/

'; } ?>
Döşemealtı araç kiralama pursaklar evden eve nakliyat

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al