

Korabi mbeti pa trajner pasi Klevis Dalipi ka dhënë dorëheqjen nga klubi dibran, sipas një postimi në rrjetet sociale, ndërsa verdikti i tij është pranuar dhe nga klubi që është vënë në kërkim të trajnerit të ri.
Nga sa bëhet e ditur, dibranët duket se nuk heqin dorë nga pista që ata kishin menduar para se Klevis Dalipi të ulej në stol. Me shumë gjasa, ekipin dibran pritet që të marrëi dyshja që ka drejtuar me sukses edhe skuadrën e Dinamos në Kategorinë e Parë dhe bëhet fjalë për Igli Allmuçën dhe Julian Brahjen.
Nga sa bëhet e ditur, pritet që të ketë zhvillime këto dy ditë, ndërsa nga dibranët ka pasur shumë largime dhe kjo ka ardhur në kuadrin e dhjetë ditëve, ku emra si: Birja, Çaco, Xhabrahimi apo dhe Reçi janë larguar, ndonëse kanë qenë lojtarë titullarë dhe të rëndësishëm në radhët e skuadrës së Korabit në vitet e fundit…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment