Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

E pazakontë te Roma! Kumbulla & Co. bojkotojnë stërvitjen për protestë ndaj stafit

Një ngjarje me të vërtetë e pazakontë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në klubin e Romës, i cili nuk po kalon momente të qeta pas humbjes në derbi dhe eliminimit nga Kupa e Italisë. Gjatë ditës së djeshme, lojtarët kanë refuzuar të dalin në stërvitje dhe e kanë bërë një gjë të tillë vetëm pas tre orësh negociata.

Futbollistët kishin shkuar në klub por për çudinë e të gjithëve, nuk u zhveshën që të dilnin në fushën stërvitore. Për tre orë, ata qëndruan në dhomat e zhveshjeve të qendrës stërvitore duke mos pranuar që të viheshin nën urdhërat e stafit teknik. Vetëm me ndërhyrjen e drejtuesve më të lartë të klubit u vendos paqja dhe rifilloi puna si zakonisht.

Në fillim u mendua se kjo ishte një protestë që kishte lidhje me shkarkimin e menaxherit të skuadrës pas gafës në protokollin e ndeshjes. Por më pas mediat italiane zbuluan se para stërvitjes kishte pasur një përplasje mes një prej lojtarëve kryesorë të ekipit dhe një pjesëtari të stafit teknik të trajnerit Fonseka. Zënka kishte përfshirë të gjithë ekipin e si rrjedhojë ishte vendosur bojkoti i stërvitjes. Tani mbetet të shihet se cilat janë zhvillimet e reja në kampin e verdhekuqve dhe si do të veprojë klubi në këto rrethana që janë krijuar së fundmi. /vipsport.al/