Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dy gola në tre ndeshjet e fundit, tani për Manaj ka edhe elozhe

Rei Manaj pas një përiudhe të errët ku nuk po arrinte të gjente rrjetën, ia ka dalë së fundmi të shënojë dy gola në katër ndeshjet e fundit me Barcelonën B. Edhe pse trajneri i skuadrës e la disi jashtë listës së lojtarëve që mund të bashkangjiteshin me ekipin e parë, sërish për sulmuesin e kombëtares ka pasur elozhe.

Elozhe të cilat vijnë nga “sport.es”, që thekson se më në fund, Manaj duket sikur po justifikon 700.000 eurot e paguara nga klubi në merkaton e kaluar dimërore.”Sport.es”, thekson se tashmë blaugranat nuk kanë nevojë të mendojnë për të firmosur me një tjetër sulmues pasi Manaj më në fund është “zgjuar”, ndërsa shprehen se ai përveçse ka shënuar, ia ka dalë edhe të “provokojë” gola duke qenë se ka fituar penallti.

Tashmë, mbetet për t’u parë nëse ish-futbollisti i Interit do të ketë mundësinë nga trajneri Kuman, për të qenë pranë skuadrës së parë, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën. /VipSport.al/