Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Duro: Zhgënjyese dhe nuk e prisja. Kemi lojtarë që nuk kanë stofin e personalitetin pë rtë mbajtur peshën

Barazimi i sotëm është përjetuar si një humbje në Laç, ku pritnin tre pikët përballë Skënderbeut. Trajneri Shpëtim Duro, pranoi në “SuperSport” se ishte shumë i zhgënjyer dhe se kishet pakënaqësi nga disa lojtarë që nuk ishin në lartësinë e pretendimit.

“Ishte rezultat zhgënjyes se luanim në fushën tonë. Nuk e prisja. Kemi bërë një hap të gabuar në ditën e sotme.

Nuk është ndeshja e parë, sigurisht skuadra ka qenë kompakte, ka qenë shumë ndeshje ku kundërshtarët nuk na kanë dominuar, kanë qenë 2-3 episode brenda ndeshjes që na kanë ndëshkuar. Edhe kur kemi kemi fituar, kemi pësuar gol. Volumi i lojës ka qenë më i madh për ne, u goditëm në moment jo përqendrimi, ishte gabim i 2-3 lojtarëve, në këto situata kundërshtari si në Fier, merr moral e mbrohet. Barazuam e kishim mundësi, por minutat kalojnë e situata ndërlikohet. Unë shikoj që ka probleme fizike, se kemi pasur intensitet te ndeshja, shumë të dënuar e me të verdhë, të rikuperuar jo plotësisht si Nuabueze dhe kjo e penalizon skuadrën.

Këtu nuk flitet për eufori, e them me sinqeritet, se kam punuar edhe para ndeshjes me Apoloninë, edhe sot. Pas ndeshjes me Kukësin kam thënë që këto ishin ndeshjet më të rëndësishme dhe gabuam. Nuk mund të ketë eufori se nuk ka shumë diferenca. Patjetër Laçi ka ekip të mirë, por ka disa lojtarë që kur i sheh nga afër, nuk kanë stofin e personalitetit për të marrë përsipër lojën në momente të veçanta”, tha Duro. /vipsport.al/