Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Duro: Laçi më i dobët, por arbitri ndihmoi Apoloninë dhe vendosi ndeshjen me dy episode

Laçi pësoi një humbje në Fier, ndërsa në fushë është parë një skuadër ndryshe, pa atë agresivitetin që jemi mesuar ta shohim, ndërsa edhe trajneri Shpëtim Duro këtë mendim ka duke u shprehur në prononcimin në “Gol pas goli” në “Supersport”, se: “Ishte ndeshja më e dobët që kemi zhvilluar në drejtimin tim, nuk e prisja këtë reagim. Sigurisht janë ndeshje të vështira dhe episodet e vendosin ndeshjen, ishin gabime te momenti i golit. Po të barazonim në fund të pjesës së parë, e dyta mund të ishte më ndryshe. Por si lojë nuk jam i kënaqur në raport me ndeshjet e skuadrës tonë”.

“Fola me asitentin dhe tha nuk e pash atë te fundorja. Apolonia u mbrojt dhe në të dytën e dinim që ishte e vështirë. Gol i rregullt, çfarë t’i bëjmë. Unë nuk jam i kënaqur me skuadrën.”

“Nuk kam pretendime për faull, tani po e shoh atë golin e Apolonisë. Por janë dy momente që vendosin, ky faull e nuk na jep golin. Këto janë, se nuk ka diferenca në futbollin shqiptar, janë raste që vendosin rezultatin e ndeshjes”.

“Në ndeshjet jashtë kam barazuar me Teutën, kemi humbur me Kastriotin, por kemi luajtur mirë ndaj nuk ishte rezultat real, ndërsa sot nuk kemi luajtur mirë. Por në këto situata të vjen keq që vendosin episode në favor e disfavor. Nuk kam çfarë të them, nuk ishte kjo skuadër. Por terreni nuk është si ai në Laç, ndoshta te disa ndikon. Por këto ndeshje nuk duhet të luhen shumë mirë me topin, por të luftohet, fitohen duelet e të mos bësh gabime. Se janë momente ku kundërshtarët nëse shënojnë mbrohen, dhe janë elementë, edhe ndikimet e arbitritmadje, pra shumë faktorë që bëhen bashkë”.

“As nuk bëhet fjalë për mungesë motivimi, se kam thënë që më frikë kam këto ndehsje dhe e kam përgatitur skuadrësn si ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Çdo ndeshje ka historinë e saj, në këtë aspekt ndeshjet bëhen më të vështira, siç edhe u bënë. Por shoqërohet me atë mungesë loje të mirë. Më vjen keq se nuk e kisha menduar, e kisha parashikuar të vështirë, por që do e kalonim me sukses këtë ndeshje”, – tha pas ndeshjes trajneri i skuadrës së Laçit, Shpëtim Duro.

E.S./Vipsport.al/