Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dunga i jep lamtumirën Vllaznisë, zyrtarizohet në kampionatin japonez

“Unë jam Ismael Dunga, kënaqësi që njihemi. Jam i lumtur që bëhem pjesë e familjes së Sagan Tosu. Do të dëshiroja të punonim si një skuadër dhe të bëj më të mirën time”. Këto janë fjalët me të cilat ish-sulmuesi i Vllaznisë, Ismael Dunga, është prezantuar në radhët e klubit të Sagan Tosu, në një video të shkurtët të publikuar nga japonezët në rrjetet sociale.

Akordi mes klubit japonez dhe Vllaznisë është mbyllur gjatë ditës së fundit dhe tashmë futbollisti është prezantuar zyrtarisht si blerja e re e klubit japonez, ku do të vazhdojë karrierën e itj. Klubi, nëpërmjet faqes zyrtare, ka sqaruar se bëhej fjalë për një transferim përfundimtar, duke konfirmuar kështu se ka blerë kartonin e tij nga klubi i Vllaznisë.

Tani mbetet të mësohet shifra që ka përfituar Vllaznia, por duket si një nga marrëveshjet më të suksesshme që ka bërë klubi shkodran në vitet e fundit pasi mori futbollistin me parametër zero dhe brenda pak muajsh arriti të përfitonte financiarisht nga largimi i rij. /vipsport.al/