Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dovedan tregon synimin e tij prej momentit kur është në Shqipëri: Nuk ka ekip që na ka dominuar

Bylisi luan një ndeshje të rëndësishme sot në “Niko Dovana”. Ballshiotët vijnë pas një loje të mirë dhe barazimi ndaj Tiranës por me ndryshime nga largimet dhe afrimet që kanë realizuar, por synimet janë për më shumë në këtë pjesë të dytë duke qenë se financiarisht klubi ka investuar në afrimin e lojtarëve të huaj cilësorë.

Trajneri Veljko Dovedan flet para ndeshjes dhe tregon situatën në skuadër por edhe lëvizjet që kanë ndodhur. Sipas tij edhe pse Bylisi luan me një nga ekipet më të forta, është parë qartë se si është mundur skuadra e tij në dy ndeshjet e vjetshme në Durrës… Dovedan e thotë hapur se Bylisi do të bëj futbollin e bukur dhe do të synojë tri pikët në “Niko Dovana”.

– Pas barazimit me Tiranën, luani në Durrës, kalendari nuk po iu jep frymëmarrje…

Ne po bëjmë më së miri punën tonë po stërvitemi dhe po përpiqemi që në fushë të luajmë si të barabartë me të gjithë. Ndaj Tiranës edhe pse me ndryshime nga mungesat, ju e patë që Bylisi dominoi në mbajtje topi dhe raste në portën mike, për të mos folur më për penalltinë qe shpresoj që të jetë e fundit që nuk na jepet apo që na jepen të dyshimta….

– Sa e njihni Teutën, në Ballsh barazuat fazën e parë?

E njoh mjaftueshëm që të përgatisë skuadrën time për këtë ndeshje që Bylisi të luajë bukur. Ky është synimi im që kur kam ardhur në Ballsh dhe Shqipëri. Eksperiencën time dua ta vë në shërbim të Bylisit dhe furbollit shqiptar që të luajmë futboll argëtues. Teuta është një nga ekipet më të mira dhe unë dua që të luajmë bukur dhe të marim rezultat pozitiv.

– Ju kënaq pika në Durrës?

Unë në çdo ndeshje luaj për të fituar. Nuk ka pasur këtë sezon ndonjë kundërshtar që na ka dominuar, kudo kemi luajtur si të barbartë apo dhe më mirë. Por në futboll duhet dhe fati apo faktorë të tjerë.

– Skuadra ka pësuar ndryshime, si e shihni tashmë Bylisin e 2021?

Shiko unë këdo lojtar që ikën apo vjen e vlerësoj për kontributin që jep e kur bëhet fjalë për Muratajn apo të tjerë. Por edhe ata që vijnë i mirëpresim. Ne jemi ekip që luajmë në grup, jemi të gjithë për një qëllim! Presidenti ka nisur punën që pa u mbyllur pjesa e parë po shohim lojtarë me stafin dhe kam besim se do të bëjmë një ekip edhe më të mirë. E vështirë te gjejmë lojtar por unë kam besim se do t’ia dalim.

– Çfarë do të bëj Bylisi të dal nga kjo situatë sepse vjet ishte për Europën?

Do luftojmë do bëjmë futboll të bukur në çdo fushë dhe sigurisht që do të evidentojmë edhe talente. Nuk është pak qe Bylisi shet lojtarë, ndërsa projekti i presidentit me mua duket në rrugë të mbarë sepse është një klub që ka të gjitha strukturat e ngritura dhe që premton për të ardhmen si edhe në çdo kampionat të zhvilluar në Europë. /VipSport.al/