

Një tjetër talent shqiptar do të ketë mundësinë që të tregojë se sa vlen në këtë pjesë të dytë të sezonit në Bundesligë. Leon Dajaku, pjesë e klubit të Bajern Mynih, është huazuar nga bavarezët te Union Berlini, ku ai pritet të luajë më rregullisht mes profesionistëve.
Lojtari 19-vjeçar, i cili ka dalë nga akademia e Shtutgartit para se t’i bashkohej Bajenrit, ka treguar me ekipin U23 të bavarezëve të gjitha cilësitë që ka dhe Hansi Flik e kishte aktivuzra në dy ndeshje deri tani atë në Bundesligë me skuadrën e parë. Por lojtari nuk është kënaqur me paraqitjet që bën me ekipin U23 dhe për këtë aryse ka kërkuar kalimin në një klub tjetër.
Kështu, është gjetur akordi me klubin e Union Berlin, i cili në këtë sezon gjendet në vendin e 5-të në renditje, për ta huazuar atë deri në fund të sezonit. Pritet që Dajaku të mund të luajë më rregullisht me këtë skuadër, edhe pse kjo e fundit po bën mjaft mire në kampionat. Në marrëveshje është vendosur një klauzolë që i mundëson Union që të blejë kartonin e futbollistit në verën e vitit 2021.
Dajaku për momentin përfaqëson Gjermaninë, duke luajtur rregullisht me përfaqësuesen U19 të saj. Në të kaluarën ai është kontaktuar edhe nga Kosova e Shqipëria, që po monitorojnë situatën e futbollistit dhe janë të gatshme të vihen në lëvizje për ta bindur që të veshë fanellat e tyre nëse ai vendos t’i japë lamtumirën përfaqësueses gjermane. /vipsport.al/
more recommended stories
Liga e Europës / Napoli i jep lamtumirën turneut, Arsenali mbijeton. Surprizë norvegjeze
Napoli i ka dhënë lamtumirën Ligës.
Më i miri i të gjitha kohëve, Ibra nuk ka dyshime: “Fenomeni” ishte futbolli
Zlatan Ibrahimoviç nuk ka dyshime se.
Champions regjistron një rekord të ri, vetëm prej Juventusit mbeti 1-7
Liga e Kampioneve, për herë të.
Bursa në Kinë bllokon aksionet e Suning, te Interi tani presin të rejat nga Azia
Grupi Suning, i cili kontrollon klubin.
Leave a Comment