Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Djarmati: Vllaznia po funksionon si klub, jemi brenda objektivit

Matko Djarmati para ndeshjes me Kastriotin, në prononcimin e dhënë në “gol pas goli” në “Supersport”, ka pohuar: “Me Vexhin kemi një marrëveshje, por nuk e kemi zyrtarizuar se po presim një dokument që mungon. Jemi të hapur në merkato, deri në fund të saj, do të provojmë të sjellim edhe një lojtar, por edhe nëse nuk sjellim, jemi shumë mire”.

“A është goditje shtija e Dungës? Patjetër, edhe për shkak të skadimit të kontratës për 5 muaj. Kemi nxjerrë maksimumin. Refuzuam ofertën e parë, të dytën e pranuam. Shifra 70 mijë euro nuk është e saktë, është pak më shumë por nuk nxjerr detaje për shifrat”.

“Kush vjen në ekip duhet të ketë parasysh që kemi një ekip e rreshtim që funksionon e nuk do ta prishim; Kushdo që vjen është i ndërgjegjshëm që e ka të vështirë për të zëvendësuar në ekip. Por ne nuk bëjmë merkato vetëm për këtë edicion, bëjmë merkato edhe për të ardhmen”.

“Nga dita e parë deri sot, jemi 15 pikë brenda objektivit që është Kupat e Europës. Çdo gjë që bëhet më shumë se kualifikimi në Europë është super për ekipin e Vllaznisë”, – tha drejtori i skuadrës së Vllaznisë, Matko Djarmati.

/Vipsport.al/