

Vllaznia është në vend të parë, ndërsa shkodranët luajnë një sfidë delikate, pasi do të përballen me Kukësin. Natyrisht që ndeshja me Kukësin është në radhë dhe parësore për kuqeblutë, por nuk po mbetet pas edhe merkato. Një intervistë për emisionin “Sport News”, në “Neëë24”, ka folur Matko Djarmati në lidhje me merkaton, pistat “Murati” dhe “Cise”… “Stërvitemi në një fushë ku në reshjet e shiut për 15 ditë rresht nuk kishim mundësinë ta preknim barin natyral. Më shumë më shqetëson kjo se sa pagat. Vllaznia funksionon në një mënyrë ndryshe nga klubet e tjera. Jam i sigurt që deri në fund të janarit do të jetë zgjidhur problemi i pagave. Vllaznia nuk ka borxhe te asnjë lojtar, edhe ata që kanë luajtur më përpara. Por ka ana sportive nuk shohim zgjidhje deri në momentin që të bëhet koha më mirë. Nga Shkodra në Koplik nuk kemi një fushë me bar natyral ku të stërvitemi. Ky është problemi.”
Merkato
“Ndryshime të mëdha në merkato? Këto lajmë kanë dalë më shumë nga portalet e panjohura. Nuk kemi thënë për ndryshime të mëdhaja. Deri tani jemi shumë të kënaqur me këtë grup lojtarësh që kemi. Janë larguar 5 lojtar, sepse ishin të pakënaqur me minutazhin. Me lejen e klubit janë larguar. Cise nuk është lojtari ynë. Ka ardhur në një provë 7 ditore dhe varet nga transferimi i Dungës. Për të ka një ofertë zyrtare nga një klub japonez, por nuk ishim të kënaqur me ofertën. E kemi refuzuar dhe presim ofertën tjetër. Jemi në bisedime me këtë klub.”
Murati
“Jemi në bisedime me menaxherin, por një huazim 6 mujor nuk është në interes për ne. Nuk kemi interes të rrisim lojtarin, ai lojtar ka kosto” , – tha Matko Djarmati mes të tjerave.
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Fatkeqësi për trajnerin e Lushnjes, Gjyla humbet bashkëshorten
Një lajm i rëndë në ditën.
Leave a Comment