Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dita e derbit/ Luhet për maksimumin, barazimi iu “pret krahët” skuadrave

Java e 15 e Kategorisë Superiore mbyllet një ndeshje reklamë për kampionatin siç është derbi i kryeqytetit, mes Partizanit dhe Tiranës. Këtë herë, duke qenë se në Air Albania po zhvillohet proçesi i vaksinimit për COVID-19, takimi do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit, Elbasan Arena.

Megjithatë, nuk është hera e parë që derbi luhet në Elbasan, pasi një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitin 2016, me ndeshjen në atë kohë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë, të dyja ekipet vijnë pas fitoreve dhe atmosfera është pozitive në të dyja kampet, duke qenë se janë të motivuar për të vazhduar pjesën e mbetur të sezonit sa më mirë edhe pas ndërhyrjeve në merkato.

Sakaq, ekipet janë të detyruara disi të luajnë për të fituar me patjetër ndeshjen, ndryshe nga herët e tjera kur kënaqeshin edhe me barazim. Kjo për arsye se nëse sfida mbyllet pa fitues, atëherë Vllaznia në krye do të rriste diferencën në 11 pikë me Partizanin dhe 14 me Tiranën. Në këtë formë, të kuqtë dhe bardheblutë që kanë objektiv titullin në fund të sezonit, edhe pse do të kishin ende shumë ndeshje të mbetura, sërish do ta vështirësonin në maksimum përmbushjen e objektivit të tyre.

Ndaj, pritet një ndeshje e ndezur dhe në sulm, edhe pse atmosfera e tifozëve sërish do të mungojë./VipSport.al/