Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Dinamo nuk ndalet, merkato edhe në Kosovë

Dinamo e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e parë në Grupin A Kategorisë së Parë. Por, blutë tashmë që jemi në periudhë merkato kanë afruar edhe lojtarë nga Kosova dhe bëhet fjalë për Norik Krasniqin. Mesfushori vjen si huazim nga Besa e Pejës, skuadër që militon në futbollin e Kosovës.

20-vjeçari prej ditësh po stërvitet me Dinamon, ndërsa për momentin nuk ka firmosur ende zyrtarisht. Do të jetë trajneri italian Moriero që do të thotë “fjalën” e fundit, por shanset që Krasniqi të firmosi janë të larta duke parë se është një lojtar me shumë cilësi.

Dinamo deri më tani ka afruar zyrtarisht, Dejvi Bilalin por merkato nuk është mbyllur ende, pasi dinamovitët po synojnë që të afrojnë edhe një sulmues cilësor, ndërsa ishin në trataiva edhe me sebino Plakun për ta rikthyer në familjen blu pak ditë më parë, para se sulmuesi me eksperiencë të nënshkruante për Teutën.

E.S./Vipsport.al/