

Klubi i Skënderbeut është bërë prej shumë vitesh një nga më të ndjekurit shqiptarë edhe jashtë kufinjve të Shqipërisë, sidomos pas paraqitjeve në grupet e Ligës së Europos. Por pakkush e priste rritjen e ndjeshme të popullaritetit të tij në Afrikë, siç po ndodh në këtë sezon. Shkas është bërë afrimi i një grupi të konsiderueshëm futbollistësh nga Gana, me tifozët nga ky vend që janë bërë ndjekës të rregullt të korçarëve.
Mbrojtësi 19-vjeçar Ebi Agbodzi është blerja më e fundit e Skënderbeut, që e prezantoi vetmë një ditë më pare atë, pasi kishte bindur në stërvitje pas provës që i ofroi klubi. Ai u bë futbollisti i pestë ganez në urdhërat e Ahmatajt, duke iu bashkuar Emanuel Esien, Alfred Mensah, Samuel Armah dhe Denis Douna, të cilët luajnë rregullisht me ekipin e Skënderbeut në këtë sezon.
Pikërisht kjo koloni e vogël futbollistësh nga Gana në Korçë ka bërë që miqtë e ndjekësit e tyre të kthehen në tifozë të mirëfilltë të Skënderbeut. Kështu, nuk është më rastësi të shohësh gjithnjë e më shumë komente rreth tyre nga tifozë ganeze në adresat e Skënderbeut në rrjetet sociale, shpesh edhe gjatë ndeshjeve, që tregon interesimin në rritje për korçarët edhe pse ata gjenden për momentin larg atyre standarteve me të cilat kishin mësuar në dekadën e kaluar. /vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Pioli i tërheq veshin Ibrahimoviç: I kuqi bëri diferencën, por si kampion që është na kërkoi falje
Humbja në derbi djeg, e aq.
Pjesë e ekipit për vazhdimin e sezonit, Moçka: Flamurtari i mungon Superligës
Për arsye të tijat personale, Shpëtim.
Gurishta: Lojtarët e Kastriotit gjithë kohën në tokë, Vllazninë e ndalën duke mos luajtur futboll
Vllaznia u ndal këtë fundjavë në.
Leave a Comment