

Ndeshja e zhvilluar në Ballsh mes Bylisit dhe Vllaznisë, që përfundoi 0-1 në favorin e skuadrës shkodrane, sigurisht që prodhoi polemika, me Ujkën e Bylisit që mori dy të verdha, por që sipas ballshiotëve e verdha e parë është dhënë kot ndaj mesfushorit të tyre, pasi nuk ka qenë as faull…!
Klubi i Bylisit nëpërmjet një video postimi në profilin zyrtar akuzon për gjykimin, ku pas golit të shënuar me faull nga Vllaznia, duket se ndalet edhe tek skandali i gjyqtarit Roxhers Muska.
Madje kur ndeshja është 0-0 dhe është minuta e tretë shtesë, nga katër të akorduara, gjyqtari Muska duke qenë se doli Ujka me të kuqe, akordoi edhe tri minuta shtesë mbi shtesë (madje bën edhe me shenjë te gjyqtari i katërt).
Por pak sekonda më pas është shënuar goli i Vllaznisë, ku ka pasur protesta të shumta nga vendasit për shkak se është shkaktuar faull nga Adili ndaj Kojiç dhe Muska menjëherë e ka mbyllur ndeshjen…!
Ballshiotët e qujanë një nga 15 padrejtësitë e 15 javëve kampionat, ku sipas tyre klubit i janë bërë shumë padrejtësi, me 12 penallti të mohuara, por edhe me 2-3 penallti të dhëna kundra të paqena.
Ja postimi i klubit ballshit në faqen zyrtare…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Bulku zbret në fushë si trajneri i U17: Kjo është mosha më e rëndësishme se ndërtojnë karrierën
Ervin Bulku ka nisur punën në.
IPKO Superliga/ Devolli mposht Duron me Drenicën e tij, fiton edhe Arbëria
Në ndeshjet e sotme të IPKO.
Grumbullimi i U19 nga Cungu, flasin talentet e Vllaznisë dhe Den Hag: Jemi grup me kualitet
Kombëtarja U19 ka qenë për herë.
Leave a Comment