

Ditën e enjtje në orën 18:00, në Elbasan Arena do të luhet derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës. Për këtë sfidë shumë të rëndësishme në Superiore, ka komentuar edhe Redi Jupi. Në studion e Proçesit Sportiv, ish-futbollisti është shprehur se shpreson që ky takim të mos jetë si ai i fazës së parë, ku dy skuadrat kishin shumë respekt për njëra-tjetrën, ndërsa thekson se kush fiton në derbi do të marrë statusin e ekipit anti-Vllazni.
“Nuk ka favoritë në derbi. Shpresoj shumë që mos të jetë si ndeshja e kaluar. Ndeshjen e kaluar dy ekipet kishin shumë respekt për njëra-tjetrën. Ata nuk donin të humbin dhe kjo e dëmtoi ndeshjen duke bërë që ekipet të mos sforcoheshin shumë duke mos menduar për fitoren.
Është një ndeshje shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Kush fiton do të bëhet ekipi anti-Vllazni. Humbësi mbetet pak larg në tabelën e renditjes. Duhet që ekipet të luajnë në sulm dhe të provojnë.
Partizani është një ekip më solid, ndërsa Tirana ka lojtarë më të talentuar. Nëse ndeshja shkon unison, Partizani është më favorit, por nëse ndeshje do vendoset nga episodet Tirana ka më shumë përparësi”, u shpreh Jupi. /VipSport.al/
more recommended stories
Kategoria e Parë, B/ Flamurtari udhëton në Berat, kryesuesit me detyrë shtëpie ndaj Turbinës
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Kategoria e Parë, A/ Dinamo luan ndaj Vorës, Veleçiku pret Orikun
Në ndeshjet e sotme të Kategorisë.
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme!
Daja: Kaluam pritshmërinë, Asani i jep bukuri lojës së Partizanit. E mira e këtij kampionati është se nuk bën dot aleanca
Ilir Daja është i ndërgjegjshëm që.
Leave a Comment