Escort Paris porn tube porno porn porno amateur

Derbi i kryeqyetit, zbulohen ata që do të ndajnë drejtësinë për 90 minuta

Sot në Elbasan Arena, në orën 18:00, luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një sfidë e cila gjithnjë ka vëmendjen maksimale për të gjithë historinë që e karakterizon atë.

Duket se kjo ndeshje është vlerësuar maksimalisht edhe nga ana e FSHF, e cila ka vendosur një arbitër të FIFA-s, si Enea Jorgji për të ndarë drejtësinë përgjatë 90 minutave. Kjo nuk është hera e parë që Jorgji drejton një derbi, teksa në të kaluarën ai ka gjykuar disa të tilla.

Ndërkohë, së bashku me Jorgjin do të jenë të impenjuar edhe asistentët Dojando Myftari dhe Nertil Bregasi, ndërsa pas porte do të vendosen Klajdi Kola dhe Kridens Meta, të cilët do të mundohen të sigurojnë që gjykimi të jetë në lartësinë e duhur. /VipSport.al/