

Memfis Depaj është objektivi i madh i Barcelonës, teksa lojtari ka simpatinë e teknikut Ronald Kuman duke qenë se ky i fundit e ka stërvitur te kombëtarja e Holandës. Por, duke pasur parasysh problemet financiare te katalanasit ky operacion mund të bëhet vetëm në verë, megjithatë edhe klube të tjera janë në garë për sulmuesin.
Së fundmi, vetë Depaj ka theksuar edhe njëherë dëshirën për t’u larguar nga Lioni ndërsa thekson se kërkon të luaj në një nga tre ekipet më të mira në botë.
“Unë edhe Aouar e dimë që luajmë në një klub të madh, por duam të ikim në një nga tre klubet më të mëdha në botë. Nëse do ta shikoni Aouar pasi të ndodhë kjo, ai do të jetë 10 herë më i mirë. Ashtu do të ndodhë edhe me mua”, u shpreh Depaj, i cili kërkon të ekzaltojë edhe më shumë cilësitë e tij në një klub të madh së bashku me yje të tjerë. /VipSport.al/
more recommended stories
I kuqi kundër me Realin, trajneri i Atalantës: Kjo është vetëvrasje e futbollit, nuk flas se më përjashton UEFA
Xhian Piero Gasperini ka qenë shumë.
VIDEO / I kuq i tepruar, kthehen polemikat për gabimet e gjyqtarëve në favor të Realit në Champions
Ndeshja e sotme mes Atalantës dhe.
VIDEO / Zgjohet Mesi dhe bën diferencën, Barcelona u kthehet fitoreve
Kur Lionel Mesi është në formë.
VIDEO / Java e roveshatave, edhe Alli shënon në Europë dhe kualifikon Totenhemin
Duket se kjo është java e.
Leave a Comment